Mos i puthni kurrë duart e të porsalindurit, rrezik për shëndetin e tyre

Javët e para të të porsalindurit janë edhe javët më delikate të jetës së tij. Pasi ka kaluar 9 muaj në placentë, i rrethuar nga lëngu amniotik dhe i mbrojtur nga çdo faktor i jashtëm, i duhet të përballet me një ambient të ri. Sistemi i tij imunitar i dobët dhe pak i zhvilluar është nën shënjestrën e agjentëve patogjenë, për këtë arsye duhet treguar një kujdes i jashtëzakonshëm përsa i përket higjienës dhe shëndetit të tij. Tek foshnja nuk duhet anashkaluar asgjë, madje as edhe një puthje. Duke u ndalur tek puthjet është mëse e zakonshme që vetë prindërit apo familjarët të puthin foshnjet. Disa prej tyre kanë frikë se mos dëmtojnë lëkurën e tyre delikate dhe për këtë arsye zgjedhin t’i puthin në duar. Një veprim që mund të duket  thuajse i padëmshëm për të porsalindurin, por në të vërtetë është krejt e kundërta. Së pari duhet patur parasysh që kur prekni ose puthni një të porslaindur duhet të keni larë duart paraprakisht. Por edhe nëse ndiqni këto këshilla, është mirë të eviton puthjen e duarve të foshnjes deri sa të jetë 5 javësh. Gjatë puthjes, bakteriet që dalin nga goja e personit të rritur nëpërmjet pështymës, sulmojnë organizmin etij. Duke qënë se fëmija ka “vesin” të fusë duart në gojë, këto baktere do të shumohen në kavitetin e tij oral. Raste  të tilla janë bërë shpeshherë burim për shfaqjen e Herpesit, të cilët kanë rezultuar fatalë për të porsalindurin.

 

Pin It