Intensifikohen takimet për reformën në drejtësi

Rama-Meta-e14290862475511

Intensifikohen takimet për reformën në drejtësi për t’i hapur rrugë dialogut politik pas mbylljes së draftit të reformës nga ekspertët e nivelit të lartë.

Pas takimit dy orësh që zhvilluan mbrëmë në vilën 30, dy aleatët në qeverisje po zhvillojnë një tjetër takim në Kryesinë e Kuvendit. Takimi i kryeministrit Rama me kreun e Kuvendit Meta ka filluar para pak minutash, në fokus të të cilit mendohet të jetë reforma në drejtësi.

Mësohet se kryeministri Rama e ka pritur Metën në zyrën e këtij të fundit në kryesinë e Kuvendit për rreth 40 minuta, ndërsa nuk dihet shkaku i vonesës së kryeparlamentarit.

Ndërkohë, kjo vonesë vjen vetëm një ditë pas anulimit të takimit Rama-Meta i cili ishte parashikuar të mbahej rreth orës 09.00 të së mërkurës, në kryesinë e Kuvendit.

Pin It