Mirësia e dy rekateve sunnet të sabahut

Sunetet e sabahut janë pjesë e suneteve të forta, të cilat Profeti (salallahu alejhi ue selem) i falte vazhdimisht dhe nuk i linte, edhe kur ishte në udhëtim.

Sunetet e sabahut janë dy rekate që falen para farzit dhe argumentet që tregojnë mirësinë e tyre janë : Përcillet nga Aishja (r. anha) se Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Dy rekatet e sabahut janë më të mira se dynjaja dhe ç’ ka në të. (ato janë më të dashura tek mua se e gjithë dynjaja)”. [Muslimi].

Po nga Aishja (r. anha) përcillet: “Nuk ka pasur ndonjë gjë që  Profeti (salallahu alejhi ue selem) e kryente vazhdimisht, sesa dy rekatet e sabahut.” [Buhariu dhe Muslimi].

Nga Aishja (r. anha) përcillet gjithashtu se: “Profeti (salallahu alejhi ue selem) nuk i ka lënë katër rekatet para ylesë(drekës) dhe dy rekatet para sabahut.” [Buhariu dhe Muslimi].

Pin It