Du’aja është drita e Tokës dhe e qiellit…

Dua’ja është prej ilaçeve më të dobishme. Ajo parandalon fatkeqësitë, i mënjanon dhe i lehtëson në rast se ato ndodhin.Dua’ja është arma e muslimanit. Këtë fakt e mbështet edhe El-Hakimi në librin e tij (El-Mustdrek), me anë të një hadithi të transmetuar nga Ali bin Ebi Talibi, sipas të cilit i Dërguari i Allahut (alejhi selam) ka thënë: “Dua’ja është arma e muslimanit, shtylla e fesë dhe drita e tokës dhe e qiejve.”

Du’aja është një lidhje e padukshme midis fizikes dhe shpirtërores, që lidhen me njëra-tjetrën me fijet e sinqertetit, përulësisë dhe dashurisë për Krijuesin…

Pin It