Parashikimi i motit, e premte 23 mars 2018

Gjatë gjithë ditës do të ketë kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta me reshje të përkohshme shiu e dëbore në të gjithë territorin. Më të konsiderueshme reshjet paraqiten në zonat Veriore dhe Qendrore të vendit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen me 2°C në mëngjes por mesdita sjell vetëm rënie të lehtë të temperaturave në territor.

Era do të vijojë mesatare dhe e fortë, me shpejtësi 65 km/h nga Lindja ndërsa në det vijon dallgëzimi 5- 6 ballë.

 

Pin It