Gjyshja që pikturon duke përdorur programin MS Paint

Disa gjyshe e kalojnë kohën duke u përkujdesur për nipat apo mbesat, disa duke mbjellë lule, disa duke punuar shtiza etj, por 87-vjeçarja Concha Garcia Zaera është duke shijuar një pasion ndryshe nga shoqet e saj. Ajo pikturon, duke përdorur programin MS Paint.

Ajo e zbuloi programin pasi fëmijët e saj i bën dhuratë një kompjuter dhe që prej asaj kohe nuk ka ndaluar së pikturuari. “Bashkëshorti im u sëmur dhe unë duhet të kujdesesha për të, ndaj fillova të mos dilja më nga shtëpia. Kështu që fëmijët më dhuruan një kompjuter dhe unë fillova të vizatoj: fillimisht gjëra të vogla, një shtëpi, por të nesërmen shtova një mal…

Hap pas hapi, shtoja detaje të vogla, dhe në fund vura re se po bëja vizatime të bukura. Unë nuk kam imagjinatë, por frymëzohem nga kartolinat apo pikturat që më pëlqejnë. Nuk kam vizatuar asnjëherë më pare por tani nuk mund të ndal”, tha ajo për El Mundo.

Concha Garcia shpenzon rreth dy javë kohë për të bërë një vizatim pasi është e fokusuar shumë tek detajet. Punët e saj i publikon në Facebook, por në fillim të muajit mars mbesa e saj i hapi edhe një llogari në Instagram ku deri tani ka mbi 100 mijë njerëz që e ndjekin dhe i pëlqejnë punët e saj.

Pin It