Mirësia e ka vendin në Xhenet!

Shkon një nënë e katër vajzave të kërkojë ndihmë te gjykatësi, por ky i kërkojë që të vinte tëk ai të nesërmën. Kur shkoi të nesërmen, ai e përzuri.

Ajo nuk kishte kurajë të kthehëj tek vajzat e saj dhe filloi të qajë në një cep të rrugës. Aty po kalonte një burrë, i cili e pyet se, ç’i kishte ndodhur. Ajo i tregon për gjendjen e saj të mjerë dhe ai i jep një mijë monedha floriri. Gruaja gëzohet shumë dhe i thotë: “Allahu të ndërtoftë një kështjellë në Xhennët!”

Të nesërmen, vjen gjykatësi, i kërkon falje kësaj nëne dhe i ofroi një ndihmë të madhe, por ajo e refuzoi duke i thënë se Allahu e kishtë ndihmuar në dorën e filanit. Gjykatësi shkon drejt e te shtëpia e këtij burri duke dashur t’i japë lekët me të cilat ai kishte ndihmuar gruan, por ai refuzon duke thënë: “Pashë në ëndërr që Allahu më ndërtoi një kështjellë në Xhennet dhe më tha që ai ishte shpërblimi im për shkak të mirësisë që bëra. Prandaj unë nuk mundem të shes kështjellën e Xhenetit me asnjë çmim në këtë dynja.”

Atëherë gjykatësi i thotë: “Edhe unë pashë në ëndërr një kështjellë në të cilën kur doja të hyja m’u tha: “Kjo kështjellë ishte për ty, por tani ia dhamë filanit për shkak të koprracisë tënde!”

Pin It