Mirësia sa vlera e një haxhi…

Abdullah ibn Mubarek ishte dijetar dhe pasanik i madh. Çdo dy vjet ai dhe shoqëruesit e tij shkonin për haxh. Në një prej udhëtimeve drejt shtëpisë së Zotit, kur kishte bërë nijetin e haxhit, kur kishte përgatitur mirë karvanin, kur kishte kaluar një distancë të madhe nga rruga, sytë i zunë një grua që kishte mbështjellë nën sqetull një pulë të ngordhur. Ibn Mubarek ndaloi dhe e pyeti gruan pse po e bënte diçka të tillë, e ajo iu përgjigj se fëmijët e saj me kohë e kishin harruar aromën e mishit të zier në shtëpi. Dijetari, që njihte drejt qëllimet madhore të fesë dhe e kuptonte se kur e mira kishte më shumë vlera, pa hezituar urdhëroi shërbëtorët që të mbajnë aq para sa për t’u kthyer në shtëpi e të gjithë pjesën tjetër t’ia jepnin asaj gruaje. Pastaj, ai ngriti duart drejt qiellit dhe u lut: “O Zot! Pranoje prej robit Tënd haxhin e këtij viti”.

Pin It