Mirësi çdo ditë të Ramazanit

Transmetohet që Dërguarin e Allahut të ketë thënë: “Xheneti parfumohet dhe stoliset nga viti në vit për hyrjen e muajit të Ramazanit. Në natën e parë të Ramazanit fryn një erë poshtë arshit që quhet “Muthira” që shushurin gjethet e pemëve të Xhenetit dhe dëgjohet një gumëzhitje aq e bukur, sa askush s’ka dëgjuar më të mirë se ajo…

Allahu thotë: O Riduan, hap dyert e Xhenetit për agjëruesit nga populli i Muhamedit. Pastaj thotë: O Malik mbylli dyert e Xhehenemit për agjëruesit nga populli i Muhamedit. I thotë Xhibrilit, zbrit në tokë dhe lidhi shejtanët rebelë me vargonj dhe pastaj hidhi ato në thellësitë e detit që të mos i prishin popullit të të dashurit Tim Muhamedit, agjërimin. Allahu i Madhëruar thotë në çdo mbrëmje në muajin Ramazan tri herë:

A ka ndonjë që kërkon t’ja plotësoj kërkesën e tij?

A ka ndonjë të penduar që t’ja pranoj pendimin?

A ka ndonjë që kërkon falje që t’ja pranoj faljen?

[Bejhekiu dhe Ibn Hibani]

Pin It