Mitrovicë, shembet muri serb

mitrovice-muri-ne-uren-e-ibrit-7-dhjetor-20161481267186-890x395

Në Mitrovicë nuk ka më mur. Ai u shemb sot në mesditë pas marrëveshjes që autoritetet e Kosovës arritën me serbët lokalë.

Për më shumë se 1 orë dy ekskavatorë rrëzuan strukturën e betonit që ishtë ndërtuar ilegalisht.

Shefja e diplomacise europiane federika Mogerini i përgëzoi liderët e Kosovës dhe Serbisë për guximin e treguar në zbatimin e marrëveshjes, për shembjen e murit ndarës të Mitrovicës.

Muri në Mitrovicë u ndërtua në fund të vitit të shkuar, në kohën kur pritej rivitalizimi i urës mbi lumin Ibër, që për disa vite u bllokua nga ai që u quajt “Park i paqes”.

Marrëveshja për shembjen e tij u arrit pas një raundi të vështirë negociatash në Bruksel, edhe pse asnjëra palë nuk pranoi të deklarohej.

Pin It