Mos i hidhni lëkurat e limonit, përdoren edhe si ilaç

lemonpeel-690x380

Lëkurat e limonit janë të përdorshme jo vetëm në ëmbëlsira, por në të njëjtën kohë shërbejnë edhe si ilaçe.

Lëkura e limonit përmban sasi të ulët sheqeri, është e pasur me minerale alkaline, ndaj në organizmin tonë ka veprim alkal.

Ndikon si antiseptik, ndërsa në mjekësinë alternative përdoret për ulje të temperaturës. Vaji esencial të cilin e përmban lëkura e limonit ndihmon që të qetësohen enët e gjakut, nervat dhe zvogëlon dhimbjen.

Ja çfarë mund të bëni:

Qëroni dy limon dhe kujdesuni që nga limoni të mos hiqni pjesën e trashë të lëkurës e cila do të përfshijë edhe shtresën e bardhë nën lëkurë.

Kujdesuni të hiqni vetëm shtresën sipërfaqësore të lëkurës. Vendoseni në vendin ku keni dhimbje, forcojeni me kompresë apo me fashë dhe mbajeni dy orë.

Këtë veprim përsëriteni dy herë në ditë. Një tjetër mënyrë e përdorimit të lëkurës së limonit është kjo: Lëkurën e tre limonëve vendosini në një kavanoz dhe hidhini sipër vaj ulliri ekstra të virgjër dhe mbylleni kavanozin. Lëreni kështu dy javë.

Më pas me vajin e përftuar lyeni vendin e djegur apo vendin ku ju dhemb dhe mbështilleni me fashë. Lëreni tërë natën dhe dhimbja do t’ju kalojë.Ruajeni në vend të errët.

Pin It