Mjekësi: Skleroza jep shenjat që para 10 vitesh, mos e injoroni

skleroza

Spitali i përgjithshëm i Massachusetts-it ka bërë një studim për shenjat e sklerozës dhe përfundimi është: Humbja e shqisës së nuhatjes. 183 pacientë që u morën për analizimin kishin vështirësi në nuhatjen e aromave të ndryshme megjithëse ata ishin në fazat e para të sëmundjes.

Dr. Mark Albert drejtuesi i studimit thotë se humbja e nuhatjes mund të kapet 10 vite para se të humbni kujtesën që është shenja më e rëndë e sklerozës. Pacientëve iu kërkua të nuhasnin 10 lloj aromash: mente, karafil, lëkurë, luleshtrydhe, jargavan, ananas, tym, sapun, rrush dhe limon. Pasi nuhatën secilën për dy sekonda, u pyetën nëse u dukej e njohur aroma, duke zgjedhur mes katër mundësive të dhëna. Mjekët dolën në përfundimin se ata që kishin probleme në nuhatje ishin të prirur të vuanin ose tashmë vuanin nga skleroza.

Pin It