Buxheti 2017, 135 mld lekë për infrastrukturën

buxheti

Projektbuxheti i vitit 2017 përfshin projekte për ndërtimin e rrugëve me vlerë totale 135 miliardë lekë ose ndryshe 1 miliard euro.

Pjesa më e madhe e shpenzimeve do të shkojë për mirëmbajtjen e rrugëve, rreth 17 miliardë lekë të cilat do të investohen në pjesën më të madhe nga Banka Botërore. Pjesë e financimeve të huaja janë edhe “by pass”-et e Fierit, Vlorës, Rrogozhinës dhe Lezhës, si dhe studimi i fizibilitetit për autostradën Ariatiko-Joniane.

Kostoja do të mbulohet në masën 67% nga kreditë dhe fondet e huaja me vlerë 89 miliardë lekë. Deri tani në total janë financuar 59 miliardë lekë.

Nevojat e infrastrukturës rrugore nga financimi i brendshëm janë llogaritur të financohen me 33% ose me rreth 45 miliardë lekë. Akset kryesore për ndërtim janë rruga Fushë-Krujë–Milot-Morinë, rruga Plepa-Kavajë-Rrogozhinë, Rruga Qafë–Thanë-Lin-Pogradec, rruga Lushnjë–Berat etj.

Pin It