Orteku bllokon rrugën në Francë

Në qytetin e Savoia në Francë një ortek ka bllokuar një rrugë  disa metra nën dëborë.

Orteku bllokoi disa fshatra në Francën juglindore dhe u desh ndërhyrja e ndihmës së shpejtë për të hapur rrugën e bllokuar.

Punonjësit  gërmuan një korridor akulli dhe dëbore, me mure  që shtriheshin deri në 7 metra, të cilat bllokonin disa  fshatra në rajonin Savoie në Francën juglindore.

“Kanë kaluar 20 vjet që kur kemi parë një ortek si ky,” tha eksperti i ortekëve, Alain Duclos.

Pin It