Rrugët e kryeqytetit që do bllokohen për festa

Në prag të festave të fundvitit bashkia e Tiranës ka marrë masa për kufizimin e mjeteve të tonazhit të rëndë në kryeqytet, brenda unazës së mesme dhe disa rrugë. Ndalimi i qarkullimit të automjeteve të rënda do të bëhet nga data 22 dhjetor 2017 deri më 1 janar 2018, duke nisur nga ora 07.00-22.00. Gjithashtu, për shkak të organizimit të aktiviteteve të ndryshme festive në këto ditë festash dhe rritjes së numrit të vizitorëve edhe nga qytete të tjera të vendit, Bashkia e Tiranës ka pezulluar të gjitha lejet për qarkullimin e automjeteve në kryeqytet, sipas urdhrit, deri në dt. 1 Janar.

Kështu në rrugët si më poshtë nuk lejohet që të qarkullojnë mjetet e tonazhit të rëndë:

Rr. “Dritan Hoxha”;

Rr. “5 Maji”;

Rr. “Petro Nini Luarasi”;

Rr. “Sulejman Delvina”;

Rr. “Dëshmorët e 4 shkurtit”;

Rr. “Elbasanit”;

Rr. “Hoxha Tahsim”;

Rr. “Rruga e Dibrës”;

Rr. “Kristo Luarasi” (diga e liqenit);

Rr. “Don Bosko”

Pin It