Modestia është pjesë e besimit!

Siç transmetohet nga Abdullah Ibn Omeri (r.a), Profeti (s.a.s) kaloi pranë një muslimani nga Medina që po i thoshte vëllait të tij të hiqte dorë nga të qenit modest, dhe i tha atij:

“Lëre të veprojë kështu, pasi modestia buron nga besimi” (Buhariu,  Muslimi)

Ndjesia e modestisë kryeson listën e karakteristikave që dallojnë njeriun nga qeniet e tjera të gjalla. Ekziston një besim i përhapur sipas të cilit modestia krijon disavantazhe për njeriun në botën moderne. Sidoqoftë, në të vërtetë, pengesa për të arritur të drejtën, është rrjedhojë e dobësisë, mungesës së guximit, burracakërisë dhe ineficiencës. Ata që mbartin këto dobësi në personalitetin e tyre, përpiqen ta mbrojnë veten duke lidhur përgjegjësinë me modestinë. Nuk duhet të harrohet që sahabet femra janë lavdëruar për faktin se i kanë drejtuar Profetit a.s pyetje nga më privatet, sepse modestia e tyre nuk i pengonte që të mësonin fenë.

Sipas Imam Gazaliut, një nga shenjat e maturisë mendore të fëmijës është shfaqja e modestisë. Sipas tij, kjo është periudha e duhur për të nisur edukimin e fëmijës. Bazuar në mendimin Islam, që e konsideron mendjen si një mjet për ndriçimin mendor dhe moral, besimi i sinqertë tek Allaha, i ngulitur në mendjen e fëmijës, përbën një themel të fortë për trajnimin e ndërgjegjes dhe të sjelljes. Personalitetet dhe karakteret e ndryshme që do të shfaqen më pas në strukturën sociale, duhet të pranohen si burim pasurimi, për aq kohë sa nuk harrohet që gara për superioritet duhet të jetë vetëm zgjerimi i mirësisë.

Burimi: profetimuhamed.info

Pin It