Molla më e ëmbël…

Një vajzë e vogël mbante në duar dy mollë.

Mamaja e saj erdhi dhe pyeti butësisht : “E ëmbla ime, a do ja japësh mamit tënd një nga dy mollët e tua?”

Vajza ngriti kokën dhe vështroi mamanë e saj për disa sekonda, pastaj papritur kafshoi njërën nga mollët dhe me ngut kafshoi dhe mollën tjetër.

Mamasë i ngriu buzëqeshja në fytyrë. Ajo u mundua shumë që të mos shfaqë zhgënjimin e saj.

Pastaj vajza e vogël i zgjati njërën nga mollët e saj të kafshuara mamasë dhe i tha, “Mami, ja tek e ke, merre. Kjo është më e ëmbël se tjetra.”

 

Pin It