Të menduarit, të hap horizontet e dijes së besimit…

Edhe Profeti (a.s.) na nxit për meditim me anë të fjalëve të tij: “Mendoni rreth krijesave të Zotit dhe mos mendoni për natyrën e Tij, sepse ju nuk dini t’i jepni Atij vlerën që ka”. Prej dobive të meditimit janë:

1- Ripërtëritja e besimit dhe shtimi i tij. Sepse nëpërmjet të menduarit zbulohen të vërtetat e gjërave dhe dallohet e mira nga e keqja, e kështu me anë të të menduarit shtohet besimi më shumë sesa me anë të punës.

2- Të menduarit, është prej punëve të zemrës… e nëpërmjet kësaj vihen në punë edhe gjymtyrët e tjera për të kryer adhurimin ashtu siç duhet.

3- Të menduarit, të bën që të kërkosh thjeshtësinë karshi madhështisë së të Madhërishmit.

4- Të menduarit, të bën që të punosh me ajetet e Kur’anit të shenjtë dhe me thëniet e Profetit (a.s.).

5- Të menduarit, të hap horizontet e dijes së besimit, mbi ato që nuk ke patur njohuri më parë.

6- A nuk ishte islami i Ibrahimit (a.s.) i mbështetur në rrugën e të menduarit mbi shenjat e Zotit, e këtë e gjejmë të konkretizuar në Kur’anin famëlartë: “ Kështu, Ne i treguam Ibrahimit mbretërinë e qiejve dhe të tokës, në mënyrë që ai të ishte prej besimtarëve të bindur.” (Surja En’am, 75)

Pin It