Moratoriumi i pyjeve hyn sot në fuqi, për kundravajtjet 5 milionë lekë gjobë

190-905x395

Zyrtarisht, hyn sot në fuqi moratoriumi 10-vjeçar i pyjeve, pas botimit në Fletoren Zyrtare. Prej ditës së sotme ndalohet ushtrimi i veprimtarisë së shfrytëzimit të lëndës drusore në fondin pyjor publik/privat në të vendin. Gjithashtu, ndalohet eksporti i lëndës së drurit të papërpunuar, lëndës së ndërtimit, drurëve të zjarrit si dhe i qymyrit të drurit.
Sipas këtij moratoriumi nuk do të lejohet më shfyrtëzimi i lëndës drusore, me përjashtim të rasteve për dru zjarri. Ministri i Mjedisit, Lefter Koka e ka quajtur një vendim historik që do të ndryshojë të ardhmen e pyjeve. Ai ka kërkuar përfshirjen e qytetarëve për zbatimin e moratoriumit.
Kundravajtjet administrative do të gjobiten në vlerën 5 milionë lekë.

Pin It