Mos u bëj gotë, bëhu liqen…

Një mjeshtër indian i moshuar, ishte lodhur nga ndihmësi i tij, i cili vazhdimisht ankohej për gjithçka. Një ditë ai dërgoi ndihmësin e tij për të marrë kripë. Kur ndihmësi, i cili ishte i pakënaqur me gjithçka në jetën e tij, u kthye, i moshuari i tha të hidhte në një gotë ujë një grusht me kripë dhe ta pinte. Djaloshi bëri atë që tha plaku, por pirë pa pirë mirë e pështyu menjëherë i neveritur prej saj.
– “Si ishte shija?” pyeti plaku.

– “E keqe si Dhimbja” u përgjigj me zemërim djaloshi.

Mjeshtri duke qeshur e zuri djaloshin për krahu dhe dolën jashtë. Në heshtje, shkuan deri te bregu i liqenit aty pranë dhe i tha djaloshit të hidhte sërish një grusht me kripë në liqen e të pinte prej tij. I moshuari i bëri të njëjtën pyetje ndërsa djaloshi fshinte ujin që rrjedhte nga skajet e gojës së tij me krah:
-“Si është shija?”

-“E këndshme si freskia” u përgjigj djaloshi.
– “A e ndjeve shijen e kripës?” pyeti mjeshtëri

-“Jo”, iu përgjigj çiraku.

Mjeshtëri i moshuar u ul këmbëkryq pranë bregut duke e ulur pranë vetes edhe djaloshin dhe i tha:
– “Agonitë e jetës janë si kripa, as të shumta, as të pakta. Sasia e vuajtjes është gjithmonë e njëjtë, por dhimbja e kësaj vuajtje varet nga vendi në të cilin e vendosim. Kur na bie një fatkeqësi a një dhimbje ajo që duhet të bësh është që të zgjerosh ndjenjat tuaja rreth asaj që po ta shkakton këtë vuajtje. Prandaj hiq dorë nga të qenurit një gotë uji, përpiqu të jesh liqen.”

Përktheu: Spektrum.al

Pin It