Mot jo i zakontë në Amerikë dhe Kanada, thyhen xhamat e shtëpive nga i ftohti

I ftohti ekstrem ka mbërthyer Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadanë, ndërsa metereologët thonë se kjo situatë do të vazhdojë deri më 10 janar. Temperaturat e ajrit kanë shkuar deri në zero.

Autroritetet e Kanadasë u kanë bërë thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes dhe të mos dalin nga shtëpitë. Gjithashtu banorët kanë raportuar se dritaret e shtëpive kanë filluar të thyhen për shkak të temperaturave të ulta.

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në New York të enjten në mëngjes arritën deri në minus 39 gradë.

Qytetet si Çikago, Detroiti, Nju Jorku dhe Bostoni do të vazhdojnë me këtë situatë deri më 10 janar.

 

Pin It