Moti i kthjellët dhe vranësira e lehta dominojnë të gjithë territorin, përjashtuar zonat veriore – verilindore ku vranësirat do të jenë më të dendura.
Po ashtu, pasditja dhe mbrëmja vijojnë në ndikimin e kushteve te qëndrueshme atmosferike ku kthjellimet dhe vranësirat kalimtare mbeten dominante.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen ndjeshëm në vlerat minimale deri në -1°C.
Ndërsa mesdita do të ruajë maksimumin në rang territori 23 °C.
Era do fryjë mesatare veri-qendër deri e fortë në Jug me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3 apo 4 ballë.