Sipas MeteoAlb, moti në pjesën e parë të ditës do të jetë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta, ndersa në pjesën e dytë të ditës vranësirat bëhen më të dukshme duke pësuar zhvillim dhe sjellë rrebeshe shiu dhe stuhi breshëri në zona të izoluara të vendit. Mbrëmja sjell perëmirësim të kushteve atmosferike në vendin tonë.
Temperaturat e ajrit do te pesojne rritje ne të dy vlerat ditore duke u luhatur nga 16°C deri në 36°C. Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtesi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar ne brigjet detare dallgëzim 3 ballë.