Moti, e hënë 13 nëntor 2017

Pjesa e parë e ditës vijon me vranësira dhe shira në Veri, Qendër dhe Jugperëndim ndërsa pjesa më e madhe e Jugut dhe zonave Lindore mbeten me kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta.

Pasditja por kryesisht mbrëmja fuqizon vranësirat dhe shirat në pjesën më të madhe të vendit duke sjellë edhe reshje dëborë në zonat malore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit sjellin një rënie të lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore duke bërë që ekstremumet territoriale të luhaten në vlerat 3 – 16°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë, me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi Jugor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim deri 5 ballë.

Pin It