Skype shton opsionin për të edituar fotot

Së fundmi Skype ka prezantuar efektet për ndërhyrje në fotografi në versionin mobil. Veçoria e kopjuar nga Snapchati mund të vihet në dispozicion përmes butonit që shfaqet në majë të ekranit.

Efektet për fotografi funksionojnë si në selfie si në fotografi nga kamera kryesore. Fotografitë e edituara nga Skype mund të shpërndahen në biseda private apo grupe të bisedave.

Pin It