Moti, e hënë 19 shkurt 2018

Vijon moti me kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta në të gjithë vendin duke sjellë reshje të pakta shiu e dëbore në Lindje dhe pjesërisht në zonat Jugore. Pasditja mbetet me kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta në Veri dhe Qendër ndërsa reshje shiu e dëbore do të ketë në Jug dhe Juglindje; më të konsiderueshme gjatë natës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen qëndrojnë të pandryshuara gjatë mëngjesit por një rënie të lehtë sjellin orët e mesditës.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Juglindor duke gjeneruar në det dallgëzim 2-3 ballë.

Pin It