“Ne i lëshojmë erërat mbarështuese…”

“Ne i lëshojmë erërat mbarështuese dhe nga qielli lëshojmë shi për ju…” (Surja Hixhr, 15:22)

Disa komentues të vjetër nuk e kanë kuptuar si duhet cilësimin e erërave si mbarështuese. Kurse kur e kanë pyetur Ibni Abbasin 11 shekuj më parë mbi kuptimin e këtij ajeti, ka thënë: “Erërat bëjnë mbarështimin e bimëve, pastaj edhe të reve…” Megjithëkëtë, edhe komentuesit pas tij nuk e kanë kuptuar dot rolin mbarështues të erës për retë. Siç dihet, retë ngarkohen me elektricitet duke lëvizur e duke u fërkuar me ajrin, gjë të cilën ua siguron era. Ndërkaq, duhet theksuar se si tek mbarështimi i bimëve, ashtu dhe te i reve, kemi dukurinë e bashkimit të gjërave çift ose me ngarkesa të kundërta. Në lidhje me këtë, në ajete të tjerë Kur’ani bën fjalë mbi krijimin çift (Surja Jasin, 36; Surja Dharijat, 49). Dhe kjo është një mrekulli e Kur’anit.

Pin It