Moti, e hënë 29 janar 2018

Zonat Jugore dhe Qendrore dominohen nga mot kryesisht i kthjellët ndërsa kthjellime dhe vranësira kalimtare do të ketë në Veri të vendit.

Pasditja lokalizon vranësirat në zonat Qendrore dhe Lindore duke lënë pjesën më të madhe të Shqipërisë në kushtet e motit të kthjellët. Mbrëmja dhe orët e natës vendosin sërisht kushtet e motit të kthjellët në të gjithë territorin.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit sërisht rriten lehtë gjatë orëve të para të ditës ndërsa mesdita nuk pritet të sjellë ndryshime të vlerave termike në territor.

Era do të fryjë mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 2 ballë.

Pin It