Moti, e martë 19 shkurt 2019

Masat ajrore të qëndrueshme do të vijojnë të diktojnë kushtet atmosferike në vendin tonë.

Për pasojë orët e para të ditës dominohen nga kthjellime dhe vranësira të lehta në të gjithë Shqipërinë.

Pasditja dhe mbrëmja do të mbeten në kushtet e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0 °C deri në 18 °C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor-Jugperëndimor duke gjeneruar brigjet detare dallgëzim 2 ballë

Pin It