Moti, e shtunë 10 shkurt 2018

Territori dominohet kryesisht nga vranësirat më të dendura në zonat Jugore ku priten reshje që në orët e para të ditës.

Mesdita dhe kryesisht pasditja fuqizojnë vranësirat duke gjeneruar reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit ndërsa reshje dëbore do të bien zonat malore. Në mbrëmje dhe gjatë natës, territori mbetet me vranësira dhe reshje të përkohshme shiu e dëbore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit qëndrojnë të pa-ndryshuara gjatë mëngjesit por një rënie me 2°C do të vrojtohet gjatë orëve të mesditës.

Era do fryjë mesatare deri e fortë, me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugor dhe Juglindor duke gjeneruar në det dallgëzim 4 ballë.

Pin It