“Puno 4 ditë, e paguhesh për 5”, ky është pronari vizionar në Zelandën e Re

Kompania neozelandeze “Perpetual Guardian”  ka vendosur t’u paguajë punonjësve 4 ditë pune, si të ishin 5.

Drejtuesi i saj, Andrew Barnes është i bindur se po t’u lërë vartësve të tij më shumë kohë në dispozicion për ta kaluar me familjen apo me miqtë, gjatë 4 ditëve të mbetura ata do të fokusohen më shumë te detyrat që kanë, do të jenë më entuziastë dhe plot me ide të reja.

Ditët e punës do të shkurtohen, por orët jo. Ato do të vazhdojnë të mbeten 8. Kjo do të thotë se punonjësit do të kenë të lirë fundjavën dhe një ditë në javë, duke e mbyllur punën të enjten.

Vartësit e Barnes kanë mbetur pa fjalë nga vendimi i liderit të tyre, e ka prej tyre që thonë se një lëvizje e tillë mund t’iu ndryshojë jetën.

Gjermania mban vendin e parë në botë për numrin e ulët të orëve të punës në vit. Pas saj vijnë Danimarka, Norvegjia e Holanda, ndërsa Meksika e Kosta Rika janë ato që i mundojnë punonjësit më shumë.

Pin It