Terapia e re me kafshë shtëpiake për të sëmurët me Alzhaimer

Në Mantova të Italisë po aplikohet një praktikë e re për të ndihmuar personat që vuajnë nga sëmundja e Alzhaimerit.

 Miriam Artico, ekspert mjekësor i qendrës rezidenciale “Villa Carpaneda” di Rodigo, për të moshuarit, tregon se sa efektive është prania e kafshëve ne trajtimin e kësaj sëmundjeje.

Sipas tij kafshët shtëpiake i ndihmojnë të moshuarit për t’u qetësuar, për t’u përqendruar dhe i krijojnë ndjesinë e të qenit të shoqëruar e jo të vetëm.

Bëhet fjalë për qen dhe mace, të cilët qëndrojnë pranë këtyre të sëmurëve dhe praktikisht e ndajnë jetesën së bashku. Prania e kafshëve ndikon në përmirësimin e humorit të pacientëve por ndikon gjithashtu edhe në gjendjen e tyre fizike dhe psikologjike në tërësi. Pacientët, të cilët kanë ankth, janë agresivë apo depresivë, duke u kujdesur për kafshët, duke i ushqyer apo përkëdhelur këta të fundit.

Kjo metodë sjell dukshëm përmirësime në shëndetin e tyre. Kështu ata kanë edhe arsye për të qënë në lëvizje. Të gjitha kafshët që gjenden në këtë qendër mjekësore, më herët janë vizituar tek veterineri dhe kanë bërë të gjitha ekzaminimet e nevojshme për të qenë tërësisht të shëndetshme dhe jo agresive me të moshuarit. Kjo lloj terapie, ka gjasa që të përhapet edhe në institucione të tjera që kujdesen për të moshuarit.

Pin It