Moti, e shtunë 20 janar 2018

Jugu dhe pjesërisht zonat Qendrore mbeten me kthjellime dhe vranësira të shpeshta ndërsa me reshje shiu e dëbore paraqiten zonat Veriore dhe Verilindore.

Në mesditë dhe gjatë pasdites territori vijon kryesisht i vranët ndërsa shirat lokalizohen në zonat Qendrore dhe Jugperëndimore. Në të njëjtat kushte të motit Shqipëria mbetet edhe gjatë orëve të natës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten me 2°C gjatë orëve të mëngjesit ndërsa një rritje të lehtë të vlerave termike maksimale do të sjellë mesdita.

Era do të fryjë kryesisht mesatare me shpejtësi 27 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke bërë që në det të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.

Pin It