Pema që prodhon 40 fruta, gjendet në SHBA

Keni dëgjuar ndonjëherë për pemën që prodhon 40 fruta të ndryshme? Një e tillë ndodhet në SHBA.

Sam Van Aken është një artist amerikan nga Pennsylvania i cili ka njohuri të shumta në botanikë dhe që njihet ndryshe si babai i “pemës me 40 fruta”.

Ai arriti të krijojë pemën e rrallë pa ndërhyrë gjenetikisht, por thjesht duke realizuar shartime të ndryshme, në mënyrë që të realizonte “multifruta”.

Pemët e para të kësaj natyre janë kultivuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por janë të destinuar edhe për pjesën tjetër të botës, ose së paku ky është misioni i projektit “Tree of 40 fruit”.

Pin It