Moti merr kthesë të papritur, nga nesër shi dhe dëborë

Viti 2018 ka nisur me një mot të të ngrohtë e me kthjellime, por duket se kjo nuk do të zgjasë shumë. Duke filluar nga orët e pasdites së sotme dhe gjatë ditës së nesërme pothuajse në të gjithë vendin do të ketë reshje shiu. Sipas të dhënave të Institutit të Gjeoshkencës, në zonat malore mbi 500 metra mbi nivelin e detit do të ketë reshje dëbore.

RESHJET

Sot (e mërkurë, dt.03) në mbrëmje dhe deri në orët e para të ditës së nesërme (e enjte, dt.04) do të ketë reshje të dobëta, por në pjesën qendrore dhe jugore ato do të arrijnë lokalisht deri mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në zonat malore mbi 500 metra mbi nivelin e detit priten reshje dëbore (në veri dhe në lindje në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel).

TEMPERATURAT

Nesër (e enjte, dt.04) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 5 °C / 13 °C

në vendet e ulëta: 4 °C / 12 °C

në vendet malore: -2 °C / 6 °C.

Shqiptarja.com

 

Pin It