Ndahet nga jeta piktori i talentuar Agim Faja

 

Ka ndërruar jetë në moshë 78-vjeçare Agim Faja, i njohur si një nga piktorët më të mirë shqiptarë.

Pjesëmarrës në shumë ekspozita, Faja është nderuar me titullin “Piktor i Merituar” dhe në vitin 1996 Presidenti i dha titullin “Pishtar i Demokracisë”.

Piktori i Merituar, Agim Faja ishte një emblemë në qytetin e vogël të Shijakut, të cilin shumë studiues e identifikojnë me Shën Jakun, duke e vënë në listën e qyteteve të botës me emrin Santiago, nga Spanja në Kili. Faja është nderuar edhe me titullin “Qytetar Nderi i Shijakut”.

Është fitues i mbi 15 çmimeve të ndryshme ndërkombëtare. Punimet e tij janë ekspozuar në Bienalen e Egjiptit, Kinë, Itali, Vietnam, Algjeri, Francë, Gjermani, Angli etj. Vepra të tij gjenden sot në koleksionet private të të gjitha kontinenteve.Agim Faja lindi në Shijak në 14 mars 1939. Ndoqi studimet e larta në Institutin e Lartë të Arteve.
Në vitin 1987 iu akordua titulli “Piktor i Merituar” ndërsa në vitin 1996 Presidenti i dha titullin “Pishtar i Demokracisë”. /ATA/

Pin It