Si të dalloni filetot e pulës së rritur me hormone.

Një prej problemeve madhore të kohëve të fundit është edhe bimët dhe kafshët e rritura me hormone. Konkurrenca, rritja e konsumit si dhe faktorë të tjerë janë disa prej arsyeve që shtyjnë prodhuesit të përdorin kimikate të ndryshme për nxitjen e rritjes së produktit. Mirëpo këto arsye nuk i justifikojnë prodhuesit,  pasi   këto produkte jo vetëm  që nuk kanë shijen e dëshiruar natyrale, por janë edhe të dëmshme për organizmin tonë. Më poshtë do t’ju njohim me një nga mënyrat si të dalloni një fileto pule të rritur me hormone.

Një material i postuar së fundmi nga një grup aktivistësh në mbrojtje të kafshëve, paralajmëron ngrënësit e mishit të pulës për fenomenin e quajtur “vijat e bardha”, që prek zakonisht pjesën e gjoksit të pulës, i cili përdoret masivisht për fileto. Sipas një studimi të ndërmarrë në vitin 2013, vijat e bardha janë shenja të një çrregullimi muskulor që shfaqet përgjithësisht në pjesën e gjoksit të pulave. Ky çrregullim, shton përmbajtjen dhjamore me 224% dhe ul ndjeshëm përmbajtjen proteinike. Një tjetër studim i ndërmarrë në të njëjtin vit arriti në të njëjtin konkluzion.

Vëreni këto shenja tek filetot e pulës? Qëndroni larg!

  1. vijëzim normal/ B. vijëzim i moderuar/ C. vijëzim jashtë normave

Me siguri i keni vënë re këto shenja në tregun e mishit. Ky çrregullim shfaqet në formën e vijave gjatësore të bardha që shkojnë paralelisht me muskulin. Sipas studiuesve amerikanë, me kalimin e viteve, ky fenomen është përhapur edhe më shumë, falë rritjes së konsumit të mishit të pulës, çka i ka nxitur fermerët të rrisin pula të majme në pak kohë.

Burimi: Anabel.al

Pin It