Ndaj Spanjës mund ta pësojmë si Kosova

mavrajjjj1

Mërgim Mavraj e ka vlerësuar ndeshjen që do të luajnë me Spanjën si provë jo vetëm për futbollistët por edhe për tifozët.

Sipas mbrojtësit, Shqipërisë mund t’i ndodhë e njëjta gjë siç i ndodhi Kosovës me Kroacinë.

Ai e ka konsideruar ndeshjen me Spanjën si një provë jo vetëm për futbollistët, por edhe për tifozët, duke qenë të ndodhë që ndaj një ekipi të tillë të humbësh siç humbi Kosova me Kroacinë.
“Ne nuk frikësohemi nga asnjë skuadër. Shumë njerëz do vijnë në stadium për të ndjekur Moratën dhe Ramosin por ne duhet ta kthejmë vëmendjen te çunat tonë. Kemi treguar që i krijojmë vështirësi ekipeve të forta por na duhet dhe pak fat sepse mund të bllokosh Moratën për shembull por të vijnë 3-4 kundërshtarë të tjerë dhe nuk i mban dot të gjithë”, u shpreh mbrojtësi i kuqezinjve”.

Mavraj komentoi edhe vendimet e trajnerit De Biasi duke parashikuar edhe një vendosje të skuadrës në fushë kundër Spanjës.
“Vendimet e trajnerit vështirë t’i vlerësosh, por ata që luajtën sot e merituan dhe nuk ua fali De Biazi vendin. Besoj se trajneri e ka pasur parasysh edhe Spanjën kur vendosi formacionin pasi të dielën do të na duhen Xhaka dhe Abrashi për më shumë agresivitet”, tha ai.

Pin It