…”ndal dhe do kuptosh se Zoti nuk i jep askujt sprova më të mëdha nga ato që mund të përballojë”

Disa mund të thonë se e vetmja gjë që koha nuk mund të bëjë, është të fshijë vuajtjet dhe dhimbjet që kemi në shpirt. Ndoshta kanë të drejtë, por ajo mund të arrijë t’i zbehë ato, në mënyrë që secili nga ne të ecë përpara pa qenë i kapur pas kujtimeve të së shkuarës. Nëse ti ke marrë një dhimbje të madhe dhe je duke menduar se nuk mund t’ia dalësh dot,  ndal dhe do kuptosh se Zoti nuk i jep askujt sprova më të mëdha nga ato që mund të përballojë. Ti ke në anën tënde një ndihmë tepër të madhe, kohën, por ajo nuk mund të veprojë dot e vetme pa ndihmën tënde. Dil, ec në natyrë, shko në vendet që ke kujtimet më të bukura, qaj sa herë ta ndjesh të nevojshme, por kurrë mos u ndal. Të gjithë kanë nevojë për ty dhe ajo që është më e rëndësishmja, ti ke nevojë për veten në mënyrë që edhe të tjerët të mbështeten tek ty.

Pin It