Uniteti Yt është uji jetëdhënës i të mbeturve në shkretëtirë…

O Krijues i Lartë! E gjithë pasuria dhe mbretërimi i kësaj bote të është nënshtruar Ty nën flamurin Tënd dhe të gjithë mbretërit shërbejnë si shërbëtorë në portën Tëndë! Çdo gjë vrapon për tek Ti, qenia prej Teje lypet, kurse Ti je i qenë në vetvete! Qeniet e krijuara krijohen, tjetërsohen dhe, pastaj, shuhëne mbarojnë, kurse Ti je diametralisht i kundërt me to! Ti je një i Vetëm. Je i pashoq. I tëpanevojë! Të gjitha qeniet, tek uniteti Yt e kanë shpresën. Uniteti Yt është uji jetëdhënës i të mbeturve në shkretëtirë, parajsa e tyre. Këto toka, me urdhërin Tënd rrinë në vend. Kupa e qiellit, me fuqinë dhe vullnetin Tënd e ruan harmoninë. Po qe se të gjitha këto nuk do të mbështeteshin tek Ti, yjet do të shpërndaheshin nëpër gjithësi si kokrrat e një rruazeje të këputur e këtë askush nuk do të mund ta pengonte!

Pin It