Ndërhyrja në autostradën Durrës-Tiranë, ARRSH: Nuk mbyllet dot brenda afatit

Në fillim të muajit qershor nisën punimet për rehabilitimin e pjesëve të prishura të autostradës Tiranë-Durrës.

Por ditën e djeshme autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se grafiku i punimeve për fazën e pestë të rehabilitimit të segmentit rrugor Durrës- Tiranë nuk mund të arrihet sipas parashikimit të dhënë, për shkak të reshjeve të shiut.

Aktualisht, Ura e Dajlanit- Shkozet vazhdon të jetë e bllokuar dhe do të përfundoje brenda ditës së sotme.

Segmenti rrugor Mbikalimi i Shkozetit-Sukth, drejtimi Durrës- Tiranë aktualisht është i hapur për përdoruesit e rrugës.

Aksi Tiranë-Durrës është i përfunduar dhe i hapur në vijimësi. Tashmë do punohet në aksin në kthim Durrës-Tiranë.

Pin It