Ndikimi i ujit me gaz në organizmin tonë

Pijet freskuese kryesisht ato të gazuara janë zgjedhja  e parë e shumicës prej nesh në ditët e nxehta të verës. Duke përjashtuar pijet e gazuara që përmbajnë ngjyrues, uji mineral i gazuar është i këshillueshëm nga ekspertët për situata të ndryshme.

Ja disa nga dobitë e ujit mineral të gazuar:

Uji me gaz parandalon dehidratimin

Shume njerëz tregojnë se nuk e shijojnë ujin dhe nuk e pine dot kur nuk kane etje. Por, është e rëndësishme te dini se etja është shenje dehidratimi dhe nuk duhet qe ta leme trupin tone te arrije deri sa te ketë etje, thjeshte duhet te marrim masat qe ta furnizojmë atë me ujë vazhdimisht gjate ditës. Për një grua nevojiten 1,5 – 2litra ujë ne dite, ndërsa për një burrë 2 -2,5litra mesatarisht. Uji me gaz është një zgjedhje me e këndshme për njerëzit që nuk e pëlqejnë shume ujin dhe e konsumojnë pa dëshire duke rrezikuar dehidratimin dhe gjithë pasojat e rrezikshme qe ai sjell.
Hidratimi mjaftueshëm mbështet shëndetin duke ndihmuar organizmin te mbaje temperaturën konstante, te siguroje lëngëzimin e nevojshëm për gojën, sytë dhe hundën, te lubrifikoje kyçet, te parandaloje tharjen dhe rrudhjen e lëkurës dhe te ndihmoje veshkat te pastrojnë mbetjet nga qarkullimi. Meqenë se uji me gaz është me i shijshëm, mund t’ju ndihmoje te mos arrini kurrë ne dehidratim.

Uji mineral i gazuar forcon kockat

Jo me kot quhet ujë “mineral”, sepse përmban një sasi te konsiderueshme mineralesh, ne veçanti kalcium. Ne një shishe te vogël glina gjendet aq kalcium sa ne ½ gote qumësht. Kjo do te thotë se duke pire 2 shishe te vogla Glina, keni përmbushur pothuaj gjysmën e nevojave ditore ne kalcium (për një diete 2000kcal/dite). Kalciumi është nder mineralet me te rëndësishëm për të ç’tensionuar arteriet, për te parandaluar osteoporozën dhe për te siguruar komunikim te shëndetshëm mes nervave dhe muskujve. Gratë pas menopauzës dhe personat obez, janë ata qe mund te përfitojnë shume nga marrja e mjaftueshme kalciumit çdo dite. Krahas një diete te ekuilibruar mire, uji I gazuar natyral ju ndihmon te plotësoni nevojat ne kalcium.

Magnezi, minerali qe lidhet me qindra funksione fiziologjike

Magnezi është nder mineralet më të rëndësishëm për mbarëvajtjen e funksioneve biologjike të organizmit, duke përfshire këtu sintetizimin e proteinave dhe rregullimin e tensionit arterial. Është gjithashtu i rëndësishëm për te prodhuar energjinë nga lendet ushqyese. Ne kohet moderne, magnezi është nder mineralet me te munguara ne ushqimin e zakonshëm, me pasoja shkatërruese për shëndetin. Ne 1 litër ujë Glina, gjendet plot 22% e nevojave ditore ne magnez, dhe te mendosh – pa asnjë kalori.

A dëmton uji me gaz shëndetin e dhëmbëve?

Asnjë studim nuk ka vërtetuar deri me tani, se aciditeti i lehte qe karakterizon ujin me gaz, mund te dëmtoje smaltin e dhëmbëve. Kjo mund te ndodhe vetëm nëse uji mbahet ne goje me shume se zakonisht. Gjithashtu, shtimi i sheqerit apo esencave me aciditet mund te jene ato qe i ulin piket, për sa i përket dobishmërisë se ujit mineral natyral te gazuar lidhur me shëndetin.

A mund te konsumojnë fëmijët ujë me gaz?

Duke qene se uji mineral përmban sasi te kënaqshme Kalciumi dhe Magnezi, pa dyshim qe përben një zgjedhje te mire edhe për fëmijët qe kane prirje ta pëlqejnë. Gjithsesi, ujë me përmbajtje mineralesh ka edhe te pagazuar, kështu që nuk është e thëne se fëmijët që pëlqejnë ujin e zakonshëm duhet ti imponojmë të konsumojnë atë të gazuar. Por kur një fëmije e pëlqen dhe e kërkon, nuk ka arsye perse te mos konsumoje një ujë burimi si Glina, i cili njihet edhe përtej kufijve shqiptar për efektet e tij kurative dhe për përmbajtjen e pasur ne minerale te domosdoshme.

Burimi: blerinadiet.al

 

Pin It