Uji me gaz ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës

f86d65364d6ad87d49a28b786b2b1096

Një pjesë e njerëzve përveç ujit natyral  përdorin edhe ujin me gaz. Cili është ndryshimi mes tyre? Uji me gaz është njësoj si uji natyral vetëm se ai është i pasur me dioksid karboni.

Një studim i kryer së fundmi ka treguar se femrat të cilat pijnë ujë me gaz janë më pak të rrezikuara të preken nga sëmundjet e zemrës, sesa ato që pijnë ujë natyral. Kjo sepse uji me gaz ka shumë më shumë minerale të shtuara se uji natyral.

Ndërsa përket hidratimit, edhe uji me gaz edhe ai natyral kanë të njëjtin funksion vetëm se uji me gaz ka si element shtesë dioksidin e karbonit.

Ndërkohë sportistët, atletët, pas aktivitetit preferojnë të pijnë ujë pa gaz për t’u hidratuar në masën e duhur. Kjo ndodh për arsye se uji me gaz duke pasur sasi shtesë mineralesh shkakton ndjesinë e ngopjes më shpejt dhe nevojitet të pihet një sasi më e vogël.

Pin It