Starship, roboti i cili ju sjell ushqimin në shtëpi

Starship-IV

Kompania Just Eat ka bërë me dije planet e saj për transportimin e ushqimeve. Ajo do të përdorë automjete të automatizuara për të transportuar ushqimet e saj. Kompania ka një marrëveshje me Starship technology, shpikësin e robotëve për të ofruar ushqim në Londër.

“Askush nuk ka bërë ndonjëherë dërgesa me robot në tokë”, tha Allan Martinson, zyrtari më i lartë operativ i Starship, një kompani dyvjeçare Estonike e krijuar nga ish themeluesi i Skype Janus Friis.

Roboti përbëhet nga gjashtë rrota dhe një karrocë dhe mund të udhëtojë deri në 4 mph për rreth 10 milje. Ai përdor një sinjal GPS dhe nëntë kamera për të ecur dhe për të shmangur pengesat.

Një gjysmë duzine e robotëve Starship do të shpërndajnë ushqim për kompaninë Just Eat në Londër, në fillim të muajit tjetër. Në vend të pritjes që një person të arrijë në derën tuaj, konsumatorët do të njoftohen se roboti është tek dera e shtëpisë së tyre dhe do të marrin një kod për të marrë ushqimin e tyre. “Pasi të vendoset kodi roboti hapet dhe ushqimi mund të merret lehtësisht,” tha David, shefi ekzekutiv i Just Eat.

Roboti Starship mund të mbajë deri në 10 kilogram ushqim apo tre qese plastike në një kohë dhe është projektuar për të transportuar pako dhe sende ushqimore.

starshipdrone2

Pin It