Si të ndalojmë së menduari negativisht ?

 

Poitive-thinking

 

Shpeshherë na rrethojnë mendimet negative, të cilat jo pak na mundojnë. Si mund të ndaloni së menduari për një situatë të caktuar? Studimet tregojnë se një mendje që  vazhdimisht përpunon informacionet e mëparshme nuk është e shëndetshme dhe as e lumtur.

Më poshtë do të lexoni disa këshilla  sesi ta çlironi mendjen nga mendimet negative.

Mos kërkoni fajtorë

Largohuni nga ndjenja e fajit. Zgjedhja e ngjarjeve të së shkuarës dhe përpjekja për të hedhur fajin te vetja nuk është aspak produktive. Gjëra të këqija dhe keqkuptime ndodhin shumë shpesh dhe në mënyrë të pakuptuar ndonjëherë, ndaj mos kërkoni fajtorë .

Durim, durim, durim..

Nëse i jepni kohës mundësinë t’ju tregojë se çfarë ndodh më pas, kjo është diçka shumë pozitive për ju. Duke bërë durim gjërat ndonjëherë hyjnë vetë në rregullin e duhur dhe kjo është diçka që mund t’ia bëni dhuratë vetes. Nxitja për t’i çuar gjërat nga mendimet tuaja mund t’ju fusë në situata të tjera stresuese.

Mendimet tuaja nuk janë fakte

Në kuadër të arsyetimit të errësuar, duhet të dini se mendimet janë opinione dhe jo fakte që ju duhet t’i merrni për të mirëqena. Ne i përjetojmë emocionet tona me ankth, tension, frikë dhe stres. Por këto emocione janë fizike dhe jo një shenjë e mendimeve të kulluara.

Ku qëndron e mira kësaj që ndodhi ?

Çdo vështirësi që ju del në jetë duhet ta shihni në aspektin se si mund të përfitoni nga kjo dhe ta ktheni në dobinë tuaj. Ju gjithnjë dilni nga një vështirësi falë personave të tjerë dhe më me eksperiencë. Për këtë arsye, mos u dekurajoni prej mendimeve dhe reagimeve të zakonshme.

Falni sa më shumë

Mësoni që të falni, kjo ju bën mirë juve dhe atyre që keni përballë. Përqendrimi te problemi juaj nuk do t’ju sjellë dobi. Në vend të kësaj ofroni faljen si një mënyrë ideale për të shëruar plagët e vjetra dhe për ta shpëtuar mendjen nga gjërat që mendohen.

Ndryshoni fokusin
Zhvendoseni vëmendjen nga një grindje e brendshme me veten në një fushë tjetër që do t’ju rezultojë më e dobishme dhe më e përshtatshme. Ndryshimi i fokusit ju zbut zëmërimin dhe do ju bëj të keni përformancë më të mire në çështje të tjera.

 

Pin It