Krijohet roboti për rastet e fatkeqësive

160418-ecuador-earthquake-jpo-310a_45b672f63936265677e3ac73217434ea-nbcnews-ux-2880-1000

Teksa tërmetet po shembin qytete e ndërtesa të shumta, shkencëtarët shpresojnë se një brez i ri robotësh do të ofrojë mbështetje më të mirë teknike për ekipet e shpëtimit në të ardhmen. Robotët janë ndërtuar për të kryer veprime të ndryshme në hapësira të rrezikshme dhe mjaft të vështira që kufizojnë qasjen e ekipeve të shpëtimit.

Një “krijesë metalike” me katër këmbë po tregon aftësitë mbi një terren shkëmbor. Roboti HyQ ose “katërkëmbëshi hidraulik” është prodhim i hulumtuesve të Departamentit të Avancimeve Robotike në Institutin italian të Teknologjisë në Xhenova.

Me katër gjymtyrë hidraulike dhe sensorë që kontrollojnë pozicionin dhe fuqinë, roboti mund të kryejë veprime në terrene të ndryshme si vrapim, ecje para dhe prapa si dhe të ngrihet nëse rrëzohet.

Menaxheri i projektit HyQ, Claudio Semini, thotë se ndërtimi i robotit me katër gjymtyrëve është çelësi që i mundëson robotit lëvizjen në një zonë fatkeqësie.

Roboti ka një gjatësi prej një metri dhe peshon 75 kilogramë. Ekipi krijues thotë se makineria ka aftësi të masë presionin që ushtron mbi sipërfaqen ku lëviz dhe ndryshon veprimet në bazë të kushteve.

 

Pin It