Përcillet sot në banesën e fundit aktori i madh i skenës, Bujar Lako

bujar-lakoooo-680x365_c

Bujar Lako, aktori i madh i skenës dhe kinematografisë shqiptare, që u nda nga jeta dje në moshën 68-vjeçare, do të përcillet sot për në banesën e fundit, në varrezat e Sharrës, Kombinat.

Duke falënderuar të gjithë personat që kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e aktorit të njohur Bujar Lako, ditën e stome përmes një postimi në “Facebook”, ka reaguar djali i tij, Bojken Lako.

Këngëtari Bojken Lako, ndihet i prekur nga mbështetja që njerëzit i kanë dhënë në këto ditë të vështira për të, siç është ndarja nga jeta e babit të tij. “Miq të Bujos, dashamirës, të afërm e shokë. Jemi të prekur pa masë e na keni dhënë mbështetje e emocion të fortë, me ndjeshmërinë që treguat në këto ditë të vështira. Ju falënderojmë shumë. Duam t’ju njoftojmë se ceremonia mortore do të zhvillohet sot në varrezat e Sharrës, në Kombinat, duke u nisur nga shtëpia në Myslym Shyri në orën 11:00. Duam t’ju lajmërojmë se ditën e mërkurë dhe të enjte ju presim në ambientet e hotel Mondial në dy orare: 10:00 me 14:00 dhe pasdite 16:00 me 19:00 për ta kujtuar Bujon dhe për t’ju falënderuar nga afër”, është postimi i Bojken Lakos.lako

Ndarja e papritur nga jeta e aktorit të madh të skenës shqiptare, Bujar Lako ngjalli trishtim jo vetëm te familjarët, miqtë dhe kolegët, por edhe te të gjithë shqiptarët që e kanë njohur përmes roleve të tij të spikatura në kinematografi e teatër.  Politikanë, artistë dhe kolegë kanë shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të aktorit të madh Bujar Lako.

Aktori i njohur i kinematografisë dhe teatrit Bujar Lako u nda nga jeta mëngjesin e djeshëm në moshën 68- vjeçare, si pasojë e një ataku në zemër.

 

Pin It