OSHEE: Çmimi i energjisë nuk do të ndryshojë për vitin 2017

2098863

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) nuk do të kërkojë ndryshimin e asnjë tarife energjie për konsumatorët familjarë dhe bizneset për vitin 2017.

Burime nga OSHEE bëjnë të ditur se, nuk do të ketë aplikim të mirëfilltë për rritjen e tarifës së shitjes së energjisë me pakicë, kjo në kuadër edhe të realizimit të funksionit të furnizuesit të shërbimit universal me energji. 

Aktualisht, çmimi i shitjes së energjisë për familjarët është 9.5 lekë për kilovat/orë.

Ndërkohë nga janari i 2017-s, bizneset që furnizohen në tensionin 35 kilovolt duhet të dalin në tregun e lirë të energjisë, duke e siguruar vet blerjen e saj, bën të ditur OSHEE, duke sqaruar se, për shërbimin e aksesit, OSHEE do të aplikojë një tarifë prej 1.5 lekësh për kilovat, derisa ERE të vendosë për çmimin përfundimtar.

Ndërkohë, gjatë vitit 2017, parashikohet që edhe bizneset e tensioneve 20 dhe 6 kV duhet të dalin në tregun e parregulluar. Për këtë ndryshim, OSHEE dhe OST po merren me ngritjen e sistemit të monitorimit të këtij proçesi.

Pin It