RUSI – Gjendet kutia e zezë e avionit ushtarak të rrëzuar në Detin e Zi

2099090

Operacionet masive të shpëtimit të zhvilluara në Detin e Zi kanë mundësuar gjetjen sot të kutisë së zezë kryesore të avionit ushtarak që u rrëzua, element i rëndësishëm për të përcaktuar arsyet e dramës që ka përlotur Rusinë pak ditë para Vitit të Ri.

Avioni “Tupolev Tu-154” u rrëzua të dielën pak para ngritjes së tij nga aeroporti i Soçit për në Siri me 92 persona në bord ku më shumë se 60 artistë të korit të Ushtrisë së Kuqe.

Megjithatë autoritetet e kanë përjashtuar tezën e një atentati, duke privilegjuar aksidentin e lidhur me një gabim njerëzor apo difekt teknik.

Pin It