Ndotja e ajrit në kryeqytet, Agjencia Kombëtare e Mjedisit publikon të dhënat

smog ne tr

Ato çfarë po dëmtojnë mushkëritë e banorëve të kryeqytetit, janë  grimcat që thithin çdo ditë nëpërmjet ajrit të shkaktuar nga karburanti i automjeteve që qarkullojnë në rrugët e Tiranës.

Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka monitoruar ndotjen e ajrit në ditë të zakonshme me trafik, por dhe në ditët e para të janarit, ku qytetarët ishin pushim dhe vlerat e PM 10 zbresin nga 90 mikrogram për metër kub në 30 mikrogram.

“Bëhet fjalë për vlerat e PM10. Vlerat në ditë normale shkojnë edhe në 90 mikogram, ndërsa në ditët e pushimit, në fundjavë, ditën e Krishtlindjeve, Vitin e Ri ku edhe ngricat, kur u bë thirrje mos përdorimi dhe njerëzit nuk përdorën shumë transportin individual, këto vlera shkuan edhe në 30 mikrogram”, thotë Mile.

Niveli i ndotjes në Tiranë pati një rënie me 15 %  gjatë vitit 2016 krahasuar me vitin 2015. Por, ai është ende shumë larg normës mesatare të Bashkimit Europian për PM10, e cila është 60 mikrogram për metër kub.

“Komponentët të cilët janë në vlera shumë të larta, në ditët kur përdoret shumë transporti. PM10 janë grimca të vogla të shkaktuara nga djegia e karburantit dhe përdorimi i transportit në këtë zonë. Është vlera e dioksidit të azotit dhe benzeni që është në vlera limit”

Por përtej këtij fakti të thjeshtë, qëndron edhe realiteti i Tiranës, një metropoli që përveç autobusëve të linjave dhe mjeteve private, nuk ka akoma një rrjet modern dhe ekologjik transporti publik elektrik. E deri atëherë, qytetarët e Tiranës do t’u besojnë makinave për qarkullimin e tyre ditor.

 

Pin It